Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta me një postim të ri në platformën Truth Social, ku pretendoi se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s.

Trump shkroi:

“Asnjë person i vetëm, apo president, nuk ka bërë më shumë për NATO-n sesa presidenti Donald J. Trump. Pa ndërhyrjen time, aleanca ushtarake transatlantike nuk do të ekzistonte më. Nëse nuk do të kisha ardhur unë, nuk do të kishte NATO tani!!! Do të kishte qenë në hirin e historisë. Trishtuese, por e VËRTETË!!!”

Ai gjithashtu ripostoi një tjetër mesazh ku pretendohej se Kina dhe Rusia janë “kukulla frikësuese”, ndërsa kërcënimi i vërtetë për SHBA-në vjen sipas tij nga OKB-ja, NATO-ja dhe Islami.

Më vonë gjatë ditës, Trump do të mbajë konferencë për shtyp bashkë me sekretaren e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.