Enciklopedia më e madhe online, Wikipedia, shënoi dje 25 vjetorin e debutimit të saj. Që nga fillimi në vitin 2001, faqja falas ka arritur mbi 7.1 milion zëra vetëm në gjuhën angleze, të krijuar dhe mirëmbajtur nga dhjetëra mijëra vullnetarë në të gjithë botën.

Edhe pse në fillimet e saj shumë mësues e konsideronin Wikipedia-n një burim të pasigurt për projektet shkollore, sot ajo është një nga pikat kryesore të informacionit në internet.

Fondacioni Wikimedia, organizata mëmë e Wikipedia-s, publikoi listën e 25 temave më të kërkuara të të gjitha kohërave, ku përfshihen politika, sport, kulturë pop dhe histori. Të dhënat tregojnë se përdoruesit vizitojnë faqet më shumë për listat historike, figura publike dhe ngjarje kulturore:

  • Lista e vdekjeve sipas vitit – mbi 647 milion shikime
  • SHBA – mbi 328 milion shikime
  • Donald Trump – mbi 325 milion shikime
  • Elizabeth II – mbi 253 milion shikime
  • Cristiano Ronaldo – mbi 209 milion shikime
  • Lionel Messi – mbi 169 milion shikime
  • Loja e Fronet – mbi 166 milion shikime
  • The Beatles – mbi 153 milion shikime
    … dhe shumë të tjera.

Wikipedia vazhdon të përballet me kritika, duke përfshirë pretendime për paragjykime të supozuara politike, por roli i saj mbetet i pakontestueshëm si një burim i besueshëm dhe i aksesueshëm për informacion mbi çdo temë, veçanërisht në epokën e shpërndarjes masive të lajmeve dhe inteligjencës artificiale.