Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 17 janar 2026, në fshatin Balldovc i Vjetër, rrethina e Strumicës, punonjës policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria Xh.A., 25 vjeç, nga fshati Nova Maalla, gjithashtu rrethina e Strumicës.

Sipas MPB-së, ai kërkohej me urdhërarrest gjyqësor për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg prej 10 muajsh, për veprën penale: “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

I arrestuari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu Strumicë, për të vuajtur dënimin deri në fund.