Qendra Kombëtare Meteorologjike (QKM) njofton se një valë e re e motit të ftohtë dhe reshjeve të borës pritet drejt mesit të javës së ardhshme.
E hëna do të sjellë mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira mesatare dhe erë të lehtë verilindore.
Ndryshimi kryesor i motit pritet të martën:
“Të martën, vonë gjatë ditës, natës dhe të mërkurën, priten reshje të herëpashershme, kryesisht borë.”
Gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të variojnë nga një minimum prej -10°C deri në një maksimum prej 7°C të martën, ndërsa të mërkurën maksimumi ditor do të arrijë 6°C.
Stabilizim i motit pritet nga e enjtja, por në lugina mund të ketë mjegull. Temperaturat gradualisht do të rriten, me maksimume ditore deri në 10°C të shtunën.
Banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugë dhe të përgatiten për reshje bore të herëpashershme.

