Bild raporton se personeli ushtarak gjerman, i cili mbërriti së fundmi në Grenlandë, është larguar papritur vetëm 44 orë pas arritjes, duke përfshirë një foto nga aeroporti që dokumenton momentin.

Megjithatë, autoritetet gjermane njoftuan se 15 ushtarakët do të qëndrojnë më gjatë se planifikuar, ndonëse detajet mbeten të paqarta.

Gazeta gjermane thotë se vendimi u mor të dielën në mëngjes, pa dhënë asnjë shpjegim për ushtarakët, me urdhrin e thjeshtë:

“Kthehuni prapa.”

Të gjitha takimet e planifikuara të trupave gjermanë në ishull janë anuluar një nga një.

Akoma nuk dihet nëse ky veprim lidhet me kërcënimet e ish-presidentit Trump për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, që kanë dërguar personel në Grenlandë, apo nëse ka arsye të tjera strategjike ose diplomatike.