Sot, më 16 janar 2026, në orën 18:03, është regjistruar një tërmet i lehtë në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Sipas të dhënave fillestare, tërmeti pati një magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij u lokalizua pranë vendbanimit Lazaropole, në rajonin më të gjerë të Parkut Kombëtar të Mavrovës, në një thellësi prej 15 kilometrash.
Për shkak të magnitudës së ulët, lëkundjet u ndjenë vetëm nga një pjesë e vogël e banorëve në zonën epiqendrore dhe nuk u raportuan dëme materiale. Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe monitorim të situatës.

