Policia e Rajonit të Prishtinës ka kryer sot një operacion në Podujevë, ku kanë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër të gjykatës për veprën penale “Lëndim trupor”.
Të arrestuarit janë A. A., 25 vjeç, dhe A. Z., 21 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas arrestimit, ata janë dërguar për vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.
Policia bëri të ditur se gjatë vitit 2025, stacioni i Podujevës ka realizuar gjithsej 745 urdhëresa gjyqësore, nga të cilat 251 kanë qenë për vepra penale. Ky operacion është pjesë e masave të vazhdueshme të autoriteteve për zbatimin e ligjit dhe për sigurimin e rendit publik.

