Apple po përgatitet për lançimin e linjës së re iPhone 18, e cila pritet të përfshijë modelet iPhone 18, iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe një variant të ri iPhone Air 2. Pas suksesit të shitjeve të iPhone 17, kompania duket se ka intensifikuar përgatitjet për këtë seri, e cila pritet të prezantohet më vonë këtë vit, ndoshta në dy evente të ndara lansimi.

Sipas rrjedhjeve të fundit nga tipster-i Digital Chat Station, modelet e reja do të vijnë me ekran LTPO dhe rifreskim 120Hz, si më poshtë:

  • iPhone 18 – ekran 6.27 inç me Dynamic Island.
  • iPhone 18 Pro – ekran 6.27 inç me rifreskim 120Hz dhe prerje nën ekran për Face ID.
  • iPhone 18 Pro Max – ekran 6.86 inç, rifreskim 120Hz dhe prerje e ridizajnuar nën ekran.
  • iPhone Air 2 – ekran 6.55 inç LTPO 120Hz me Dynamic Island standard.

Gjithashtu, thuhet se Apple planifikon të përmirësojë kamerën selfie në të gjitha modelet e iPhone 18. Aktualisht, seria është në fazën e prodhimit të mostrës, duke konfirmuar se prodhimi dhe testimet janë duke u zhvilluar intensivisht para lansimit zyrtar.

Seria iPhone 18 pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të performancës së ekranit, kamerave dhe funksionaliteteve inovative, duke vazhduar traditën e Apple për smartphone-t premium me teknologji të avancuar.