Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë të martë u ka bërë thirrje qytetarëve iranianë që të vazhdojnë protestat kundër autoriteteve në vendin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump deklaroi se ndihma për protestuesit është duke mbërritur në Iran, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e saj.

Ai njoftoi gjithashtu se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarë iranianë, duke theksuar se një vendim i tillë do të mbetet në fuqi derisa, sipas tij, të ndalet “vrasja e pakuptimtë e protestuesve”.

Në mesazhin e tij, Trump u bëri thirrje protestuesve që të marrin kontrollin e institucioneve dhe të dokumentojnë emrat e atyre që, sipas tij, janë përgjegjës për dhunën, duke paralajmëruar se ata do të përballen me pasoja.

Deklarata e Donald Trump:

“Patriotë iranianë, vazhdoni protestat – merrni në kontroll institucionet tuaja. Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë.

Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma është rrugës. MIGA!

Presidenti Donald J. Trump.”