Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, në të dy drejtimet, përfshirë aksin pranë “Prishtina Mall”, është hapur tashmë për qarkullim normal të automjeteve.
Rruga kishte mbetur e bllokuar për disa ditë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, trafiku zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta.
Policia ka bërë të ditur se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara në monitorimin e situatës në terren, për të garantuar sigurinë dhe rrjedhshmërinë e komunikacionit.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

