Tri familje në lagjen Kodra e Trimave janë evakuuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca (DSE) si pasojë e vërshimeve të fundit, njofton Klankosova.tv.
Familjet e prekura janë sistemuar përkohësisht, ndërkohë që DSE do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.
Në një njoftim zyrtar thuhet se Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje, duke siguruar ndihmë të menjëhershme për të përballuar situatën.
Autoritetet bëjnë apel për kujdes ndaj përmbytjeve dhe situatave emergjente, teksa monitorojnë vazhdimisht zonat e rrezikuara.

