Një incident serioz është regjistruar pak minuta para ndërrimit të motmoteve, rreth orës 23:50, në një objekt hotelerik në Gostivar, ku ka pasur të shtëna me armë gazi brenda ambientit.
Sipas informatave zyrtare nga Policia e Gostivarit, një 17-vjeçar, shtetas i Gjermanisë, është ndaluar pasi, sipas deklarimit të tij, ishte sulmuar fizikisht nga E.I. (33) nga Gostivari. Pas konfliktit, i mituri ka shtënë disa herë me një pistoletë me gaz të tipit “Walter”.
“Personit të mitur i është konfiskuar pistoleta me gaz dhe një karikator me një plumb, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, kanë deklaruar nga Policia e Gostivarit.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë e të përfshirëve

