“Më 31.12.2025 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin R.M. (61) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 64-vjeçar,” kanë njoftuar nga Policia e Gostivarit.

Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse. Flaka