Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, në vazhdën e fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, zhvilloi një takim me qytetarët në qendrën e qytetit.

Bejta theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët dhe prezantimin e projekteve që do të realizohen nëse ai fiton drejtimin e komunës. “Sot vizituam qendrën e qytetit tonë, ku bashkëbiseduam me qytetarët për projektet e radhës, me qëllim që Gostivarin ta bëjmë sa më të mirë,” deklaroi Bejta.

Ai siguroi qytetarët se prioritet do të jenë përmirësimi i infrastrukturës, shërbimeve komunale dhe krijimi i mundësive për zhvillim ekonomik lokal Gostivari Sot