Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilloi një aktivitet të veçantë në fshatin Çegran, ku prezantoi programin e saj zgjedhor para banorëve. Gjatë vizitës në lokalet e fshatit, përfaqësuesit e AKI-së dhe kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, u pritën me entuziazëm dhe energji pozitive nga banorët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për fitoren e ardhshme.

Limani falënderoi banorët e Çegranit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar se ky besim do të kthehet në projekte konkrete dhe zhvillimore gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Nga ana e tij, kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, theksoi vazhdimësinë e besimit politik të banorëve, duke e lidhur me mbështetjen e Limanit si më 19 tetor.

Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravari, i cili vuri në dukje se fitorja e Limanit përfaqëson një garanci për një Çegran më të zhvilluar dhe me perspektivë. Po ashtu, pjesëmarrës ishin edhe personalitete të tjera nga strukturat e koalicionit, të cilët ritheksuan përkushtimin për zhvillim lokal, qeverisje të përgjegjshme dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Gostivarit.

Në fokus të vizitës ishte angazhimi për projekte konkrete që synojnë zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të fshatit, duke forcuar lidhjen mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale. Gostivari Sot