Takimi Mickoski-Taravari – Zejdi: Po mundohen të joshin votuesit

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 6 Maj, 2024 21:45

Takimi Mickoski-Taravari – Zejdi: Po mundohen të joshin votuesit

I ftuar në Click Plus, kryetari i partisë Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejdi tha se takimi mes Taravarit dhe Mickoskit nuk ishte për të biseduar për Qeveri por është tendencë e VMRO-së për të siguruar censusin e presidentes nga VLEN dhe shtoi se nga takime të tilla nuk ka rrezik, transmeton TV21.

“Tendenca e opozitës që ta paraqet si bisedime për qeverisje, ajo është vetëm një tendencë, lojë për të përfituar ato pak votues që kanë filluar ta braktisin nga përfundimi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale… Ato mundohen që në mënyrën e tyre mundohen që të fitojnë ato pak votues duke i joshur se ne jemi. Këtë zhargon e kemi dëgjuar edhe në të kaluarën.  Unë atë fotografi e lexoj vetëm me një mesazh, tendenca e VMRO-së për të siguruar censusin përmes përkrahjes që do të merr nga VLEN-i për kandidaten për presidente të tyre. Une konsideroj që nuk ka fare rrezik nga një takim i tillë”, tha Zejdi.

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 6 Maj, 2024 21:45