Kasami: Më 8 maj bashkë do të fitojmë

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 6 Maj, 2024 21:23

Kasami: Më 8 maj bashkë do të fitojmë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sonte në tubimin përmbyllës të VLEN-it në Tetovë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të dalin e të votojnë numrin 6.

“Prandaj të mërkurën, më 8 maj dilni dhe votoni masivisht numrin 6 bashkë do të fitojmë e bashkë do të gëzojmë. Ata që thirren në emër të Europës, në vend të shkollave autostradave, investuan në Soravia, Eurovia e kredite ruse, të cilat u futën në shtet përmes Artanovisë. Sot qytetarët më thanë ta pyes Ali Ahmeti kur je kaq patriot pse Ali nuk vendose shtatoren e Harun Aliut dhe komandant Telit, por bashkë me Gruevskin e ngrite kasapin e shqiptarëve Car Dushanin. Pse Ali nuk vendose në Tetovë shtatoren e Mujidin Aliut, por tentove t’ia japësh biznesit të Tetovës, oligarkut ruso-malazez. Pse Ali krahu yt i djathtë vrau komandant “Shqiponjën” vetëm që të mos rrezikohet partia?. Ali pse me shokun tënd që është në “listën e zezë amerikane” nuk e vendose shtatoret e Nuri Mazarit, komandant “Strugës”, deklaroi Kasami.

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 6 Maj, 2024 21:23