Tetë të rinjë përfundojnë hatmen në mektebin e Xhamisë së Zdunjës

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 5 Maj, 2024 12:58

Tetë të rinjë përfundojnë hatmen në mektebin e Xhamisë së Zdunjës

Sot në Xhaminë e fshatit Zdunjë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga një grup i të rinjve të mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi Mukrem ef. Rushiti.

Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, pjesëmarrës ishte një delegacion nga Muftinia e BFI – Gostivar, i udhëhequr nga Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli me bashkëpunëtorët e tij. Në fjalën e tij të rastit, Muftiu potencoi rolin e mektebit dhe zhvillimin e mësimbesimit islam në të. Ai mes tjerash tha se mektebet e xhamisë janë vendet ku më së miri zbatohen metodat më efikase ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur’anit Famëlartë në detaje ashtu siç e parasheh planprogrami nëpër mektebet e xhamisë. E këtë në fazë në mosha të ndryshme, nga më i vogli deri te më i madhi, dëshmon kontributi i mualimit dhe hoxhës tonë, Mukrem ef. Rushiti. Duanë e hatmeve e bëri Prof. Sherif ef. Deari, moderimin e bëri Mr. Elyesa ef. Asani, kurse në namazin e drekës priu H. Telat ef. Sadiku.

Në shenjë falënderimi, imamit, muezinit dhe këshillit të xhamisë ju ndanë mirënjohje. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Muftiut dhe referentëve, me të cilat u dekoruan këta të rinj, që bënë hatme në këtë solemnitet, e që numri i tyre ishte 8 persona. GS

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 5 Maj, 2024 12:58