Muftinia e BFI-Gostivar, rekord në grumbullimin e sadakatul fitrit dhe zeqatit për vitin 2024

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 4 Maj, 2024 19:44

Muftinia e BFI-Gostivar, rekord në grumbullimin e sadakatul fitrit dhe zeqatit për vitin 2024

Muftinia e BFI-Gostivar, përmes një kumtese për opinion, falënderon të gjithë besimtarët e territorit të saj, nëpunësit fetarë dhe këshillat e xhamive për kontributin e dhënë në Sadekatul Fitër dhe Zeqat gjatë muajit Ramazan 2024 me qëllim mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore: ShMI “Medreseja ISA BEU” me paralelelet e saja dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

“Shuma totale e mbledhur në Sadekatul Fitër për Ramazanin 2024 është: 7.423.200, denarë ose 120.702, Euro ndërsa në Zeqat është: 6.546.039, denarë ose 106.440, Euro. Vlera totale kap shumën prej: 13.969.239, denarë ose 227.142, euro. Lusim All-llahun xh.sh që të gjithë besimtarët t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme dhe t’ua shtojë bereqetin”, thonë nga BFI – Muftinia e Gostivarit, nga ku paraqitën listën me kontributin e xhematit të secilës xhami. Gostivari Sot

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 4 Maj, 2024 19:44