KSHZ: Gati për zgjedhjet e 8 majit

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 4 Maj, 2024 19:54

KSHZ: Gati për zgjedhjet e 8 majit

Gjithçka është gati për zgejdhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidneciale të 8 majit, thot kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski. Këto komente Dashtevski I bëri në Manastir ku sëbashku me anëtarët tjerët ë KSH-së morën pjesë në distribuimin e matrialit zgjedhor, I cili nga shtypshkronja Kiro Dandar u distribua drejtë komisioneve komunale zgjedhore nën shoqërimin e policisë.

“Matriali I besueshëm zgjedhor patjetër të kujdesemi se si distribuohet. Kemi bëlrë rreht 20 ekipe që do të thot se puna do të shkojë mës mhpejtë dhe në kohë do të distribuohet. Do të ektë kohë për tu numruar i tëri a është në rregull që në ditën e zgjedhjeve të mos kemi probleme”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Milloshevski, janë shtypur rreth 3 milion e 600 mijë fletë

Përfaqësuesi i shtypshkronjës Petar Milloshevski tha se shtypja e matrialit të besueshëm zgejdhor ka zgjatur 15 ditë në prani edhe të përfaqësuesve të KSHZ-së dhe OSBE-së.

“Janë shtypur rreth 3 milion e 600 mijë fletë apo rreth 40 tonelata letër. Vet letra ka rreth 20 mbrojtje dhe të njejtat janë shtypur në makuneri të sofistikuar për shtypje”, theksoi Petar Milloshevski nga shtypshkronja Kiro Danadar.

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, ndërsa Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup kanë kontribuar me një num vëzhguesish.

Janë akredituar edhe 66 gazetarë dhe punonjës mediatikë nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe agjencitë e lajmeve ndërkombëtare si Reuters, Associated Press, Al Jazeera, France Press. Paoshtu zgjedhjet do të vëshgohen edhe nga 1078 vëzhguesish vendorë.

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 4 Maj, 2024 19:54