Sulmohet me thikë në Burgun e Idrizovës

By 3 Maj, 2024 08:06

Dy tetovarë janë përplasur në Burgun e Idrizovës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njëri nga ata ka përdorur edhe thikë duke i shkaktuar lëndime të burgosurit tjetër.

“Më 01.05.2024 në ora 23.40 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 17:30 në këtë burg, i dënuari P.P.(38) nga Tetova është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dënuari E.N.(38). Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.

The post Sulmohet me thikë në Burgun e Idrizovës appeared first on Flaka, në çdo lajm… .

By 3 Maj, 2024 08:06