Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

By 3 Maj, 2024 06:24

3 Maji është caktuar si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, do të mbajë një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit duke filluar nga ora 11:00.

Diskutimi mbahet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar, ku aktualisht është edhe e hapur ekspozita e karikaturave për Lirinë e Medias të Ambasadës holandeze në Kosovë.

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga “Reporterët pa Kufij” , vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj.

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetëra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur.

The post Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit appeared first on Flaka, në çdo lajm… .

By 3 Maj, 2024 06:24