Milot Rashica shënon gol të bukur me kokë ndaj Rizespor

By 3 Maj, 2024 21:00

Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi anësor e nisi ndeshjen nga minuta e parë së bashku me Ernest Muçin.

Kur rezultati ishte 1-1 në skenë doli Rashica i cili pas një asistimi të Rachid Ghezzal gjeti golin e epërsisë për 2-1 në minutën e 65-të.

2-1 Milot Rashica | 65’
pic.twitter.com/bz3jziRHDe

— Besiktas Haber Portal (@besiktashaberpt) May 3, 2024

Ky avantazh i Besiktas nuk zgjati, pasi që Rizespor ku u inkuadrua në pjesën e dytë Altin Zeqiri, arriti të barazojë në 2-2.

Ky ishte goli i pestë i Milot Rashicës për Besiktasin në Superligën e Turqisë, ku ka edhe katër asistime.

The post Milot Rashica shënon gol të bukur me kokë ndaj Rizespor appeared first on Flaka, në çdo lajm… .

By 3 Maj, 2024 21:00