Deputetët shqiptarë që harxhuan më shumë para të qytetarëve për shpenzime rrugore në 2023 (Infografik)

By 3 Maj, 2024 06:16

Arbana Pasholli nga BDI, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa dhe Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët janë tre deputetët shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë harxhuar më shumë para për shpenzime rrugore (pikë pagesa dhe benzinë) gjatë vitit 2023.

Nga deputetët shqiptar më pak para kanë shpenzuar Abdulla Saliu nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Ziberi nga BDI dhe Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Disa nga deputetët nuk figurojnë aspak në listën që Portalb.mk dhe Meta.mk e siguruan nga Kuvendi i RMV-së përmes Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik, se sa para harxhuan deputetët për rrugë.

Më poshtë e përcjellim listën se kush sa harxhoi nga deputetët shqiptarë gjatë vitit 2023.

Deputetët shqiptarë që harxhuan më shumë para të qytetarëve për shpenzime rrugore në 2023

Emri dhe mbiemriPagesa rrugoreBenzinëGjithsej denarëArbana Pasholli31,460478,170509,630Fadil Zendeli52,020426,238478,258Halil Snopçe45,250335,430380,680Remzi Mehmedi29,410350,427379,837Bajram Kadrija30,030294,352324,382Fisnike Bekteshi Shaqiri22,400299,320321,720Vjollca Ademi38,240282,894321,134Atnan Neziri28,640261,974290,614Berat Ajdari31,900234,096265,996Arta Bilalli Zendeli30,250224,189254,439Arbër Ademi24,780195,345220,125Ziadin Sela9,570201,815211,385Bedri Fazli23,840182,276206,116Hysni Ismaili20,480172,920193,400Surija Rashidi8,680174,404183,084Artina Qazimi14,310149,037163,347Rina Ajdari16,320146,179162,499Safije Sadiki Shaini16,800134,995151,795Ilire Dauti17,560133,104150,664Elmi Aziri18,000111,971129,971Arben Ziberi074,55474,554Abdulla Saliu029,58229,582

The post Deputetët shqiptarë që harxhuan më shumë para të qytetarëve për shpenzime rrugore në 2023 (Infografik) appeared first on Flaka, në çdo lajm… .

By 3 Maj, 2024 06:16