Bastisje në Kërçovë, arrestohen dy dilerë

By 3 Maj, 2024 19:08

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:40, policia ka arrestuar personat B.D. 22 vjeç dhe A.D. 25 vjeç, të dy nga Kërçova, pasi tek ta janë gjetur substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e ngurtë. Personat janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet denoncim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

The post Bastisje në Kërçovë, arrestohen dy dilerë appeared first on Flaka, në çdo lajm… .

By 3 Maj, 2024 19:08