Chelsea shënon fitore në ‘Derbin e Londrës’, afrohet me zonën evropiane

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 2 Maj, 2024 21:04

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier.

Ndeshja nisi me shumë raste nga të dyja palët, me Nicolas Jackson që kishte goditjen e parë drejt portës.

Pas tij rrezikoi Emerson Royal për Tottenhamin, që u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 24-të, kur Trevoh Chalobah shënoi për 1-0 pas asistimit të Conor Gallagher.

Pas golit të dy ekipet kishin nga një rast të mirë me Cole Palmer dhe Pedro Porro, por rezultati nuk ndryshoi.

Pjesa e dytë nisi me më pak raste dhe me skuadrat që rrezikonin më pak.

Në mesin e pjesës së dytë, Nicolas Jackson arriti të shënojë për 2-0, duke e vënë Chelsean në epërsi të dukshme.

Goal: Nicolas Jackson | Chelsea 2-0 Tottenhampic.twitter.com/lsXboqrbBf

— FootColic (@FootColic) May 2, 2024

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e 14-të sezonale.

Chelsea me këtë fitore arriti në kuotën e 51 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Tottenhami ka 60 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/

The post Chelsea shënon fitore në ‘Derbin e Londrës’, afrohet me zonën evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm… .

Gotstivari Sot
By Gotstivari Sot 2 Maj, 2024 21:04