Shumë automjete për ngarkesë me defekte teknike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Shtator, 2022 10:45

Shumë automjete për ngarkesë me defekte teknike

Punonjësit policorë të SPB Tetovë dje (21 shtator) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 në rajonin e gjerë të
Pollogut kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve ngarkuese të mallrave, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 8 automjete me defekte teknike (TE-3 dhe GV-5).

Shtatë nga automjetet kishin frena me defekt (TE-3 dhe GV-4) dhe 1 (GV) kishte pajisjet e ndriçimit me
defekt. Krahas kësaj janë sanksionuar 6 (TE) mangësi lidhur me ngarkesën e automjeteve, si dhe
2 (TE) kundërvajtje të tjera rrugore.

Për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresat adekuate.

Mbrëmjen e djeshme (21/22 shtator) nga ora 20:00 deri në orën 01:00 në këtë zonë është është kryer
kontroll i përforcuar i drejtuesve të mjeteve – nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e
alkoolit.

Njëkohësisht janë zbuluar dhe sanksionuar 4 drejtues mjetesh (TE-2 dhe GV-2) të cilët drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit, të njëjtit janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe iu është
hequr përkohësisht patentë shoferi.

Në këto aktivitete janë sanksionuar edhe 9 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-6 dhe GV-3), të cilat janë rrumbullakosur me parashtresa adekuate.

Dje nga ora 10 deri në orën 16 është kryer kontrolli i përforcuar ndaj këmbësorëve, gjatë të cilit janë
zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 shkelje (TE-19 dhe GV-25). Numri më i madh i shkeljeve (40) ka të
bëjë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve (TE-15 dhe GV-25), dhe 4
(TE) me mosbindje ndaj sinjalizimit me dritë gjegjësishtë semaforit për këmbësorë.

Janë sanksionuar edhe 14 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-11 dhe GV-3).

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Shtator, 2022 10:45
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*