Vrasja e të riut në Gostivar. Autori ende nuk dihet!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2022 20:40 Updated

Vrasja e të riut në Gostivar. Autori ende nuk dihet!

Mbrëmjen e së shtunës në Gostivar, me armë zjarri është qëlluar për vdekje një 28 vjeçar. Ngjarja tragjike ndodhur rreth orës 19 e 30, ndërsa autori apo autorët e vrasjes ende janë në liri dhe të paidentifikuar për organet e rendit, njofton Gostivari Sot

Vrasja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga porta e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Nga informacioni ekskluziv që siguroi Gostivari Sot nga Policia, rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan për Gostivari Sot burime nga Policia. Lajmi për Gostivari Sot u konfirmua edhe nga Spitali i Gostivarit.

Polocia ka nisur hetimet në terren. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dhënë për obduksion. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2022 20:40 Updated
Write a comment

3 Comments

View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*