Hollësi nga vrasja në Gostivar | VIDEO

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2022 22:43 Updated

Hollësi nga vrasja në Gostivar | VIDEO

Mbrëmjen e së shtunës me armë zjarri është qëlluar për vdekje një 28 vjeçar nga Gostivar. Ngjarja tragjike ndodhur rreth orës 19 e 30, ndërsa autori apo autorët e vrasjes ende janë në liri dhe të paidentifikuar për organet e rendit, njofton Gostivari Sot

Nga hetimet e Policisë në vendngjarje, dëshimtarët i thanë Gostivari Sot, që Policia ka gjetur një pistoletë që mendohet se është kryer vrasja. Pistoleta është gjetur në oborrin e shtëpisë ku jetonte viktima dhe ku u ekzekutua për vrasje.

Hollësi tjetër rreth gjetjes së Policisë në vendngjarje, jo zyrtarisht, përmendet pistoleta e njollosur me gjakë. Nuk dihet nëse gjaku i takon viktimës apo dorasit. Gjithëçka do të zbardhet nga hetuesia.

Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga porta e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Nga informacioni ekskluziv që siguroi Gostivari Sot nga Policia, rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan për Gostivari Sot burime nga Policia. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dhënë për obduksion, që po kryhet në mjediset e Spitalit të Gostivarit. Gostivari Sot

Lexo rreth vrasjes:

Vritet me armë zjarri para shtëpisë së tij i riu nga Gostivari

Vrasja e të riut në Gostivar. Autori ende nuk dihet!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2022 22:43 Updated
Write a comment

9 Comments

View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*