Gent Asani, viktima e ngjarjes makabër. Lamtumirë Gent të thotë Gostivari!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2022 22:57

Gent Asani, viktima e ngjarjes makabër.   Lamtumirë Gent të thotë Gostivari!

Është 28 vjeçari Gent Asani nga Gostivari që ngeli i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij familjare. Ngjarja tragjike ndodhur rreth orës 19 e 30, ndërsa autori apo autorët e vrasjes ende janë në liri dhe të paidentifikuar për organet e rendit, njofton Gostivari Sot

Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga porta e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Nga informacioni ekskluziv që siguroi Gostivari Sot nga Policia, rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan për Gostivari Sot burime nga Policia. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dhënë për obduksion, që po kryhet në mjediset e Spitalit të Gostivarit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2022 22:57
Write a comment

6 Comments

View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*