Pikë e re e shërbimeve postare në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2022 08:34

Pikë e re e shërbimeve postare në Gostivar

Familja Selimi e cila me vite merret me gastronomi, gjegjësisht me menaxhimin e restoranteve “Luxor” dhe kuzhinës popullore “Non Stop” në Gostivar, po zgjeron veprimtarinë e tyre. Kësaj here, ajo sjell më afër qytetarëve më shumë shërbime si shërbimin postar, agjencion turistik, këmbimore, tobako ndërsa do të ofrojë edhe shërbimin e veturave me qira njohur ndryshe si “Rent a Car”.

Të gjitha këto shërbime janë vendosur në një lokal në afërsi të Stacionit të autobusave në Gostivar, dhe janë lëshuar në përdorim sot nëpërmjet një ceremonie solemne.

Familja prioritet ka shërbimet postare të cilat janë të njejtat që ofron edhe tek Posta kryesor e qytetit, pasi ajo është postë e kontraktuar nga Posta kryesore. Drejtimi i postës do të jetë nga Amra Selimi e cila një periudhë të caktuar ka bërë trajnime paraprake.

Në ceremoni pos familjarëve dhe miqve të familjes Selimi, merrte pjesë edhe një delegacion nga Posta kryesore e Gostivarit udhëhequr nga drejtori Betim Mehmedi. Ai tha se ky shërbim postar i cili vjen më afër qytetarëve, do t’u mundësojë atyre që çdo shërbim postar tani e tutje ta kryejnë në lagjen e tyre.

“Ka kohë si postë që kemi kryer obligimet ligjore për postën e kontraktuar dhe sot kjo postë e kontraktuar fillon me punë zyrtarisht. Këto lloje të postave të kontraktuara janë të dobishme për qytetarët pasi në çdo cep të qytetit, ata do të kenë mundësi t’i kryejnë të gjitha shërbimet ashtu siç mund t’i kryejnë te postat qendrore. Për këtë zonë te rruga ‘Hekurudha’, ‘Boge Veljanovski’, në Balindoll dhe lagjen ku ndodhet, banorët shpresojë se më nuk do të kenë nevojë të vijnë deri te postat kryesore dhe të gjitha shërbimet do të mund t’i kryejnë këtu. Punëtore do të jetë vazja e pronarit e cila mbi një muaj ka qenë në Postë, është trajnuar dhe e njeh punën në tërësi”, deklaroi Betim Mehemdi, drejtues i Postës në Gostivar.

Në një periudhë të rëndë ekonomike, me ofrimin e këtyre shërbimeve, familja Selimi ka krijuar njëkohësisht edhe vened të reja pune.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2022 08:34
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*