Frutat e thata, një thesar i vlerave ushqyese

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2022 10:58

Frutat e thata, një thesar i vlerave ushqyese

Frutat e thata janë cilësuar si ndër ushqimet që janë një thesar për vlerat ushqyese.

Nutricionistja Hyrida Bashaj e ftuar në Ditë e Re, në RTV Ora theksoi se frutat e thata dhe të tharat duhet të kenë një vend specifik në ditën tonë, dhe të përdoren jo vetëm si ndërmjet vakteve por të përfshira dhe në vakt.

Vlerat që ato përmbajnë në vetvete janë të jashtëzakonshme. Megjithatë nutricionistja bën thirrje të kihet kujdes dhe në mënyrën e konsumimit dhe kombinimt të tyre.

“Rëndësia e përdorimit të tyre është shumëllojshmëria.

Pra sa më shumë shumëllojshmëri produktesh të keni, fibra, minerale dhe vlera të tjera ushqyese bëjnë të mundur jo vetëm përftimin nga këto kombinime, por dhe përftimin nga njëra-tjetra.

Në këto raste kemi një influencim të njërit element ndaj tjetrit, nëse nuk bëhet kombinimi i duhur.

Pra duhet patjetër që frutat e thara, frutat e thata dhe ato të stinës, sallata e gjithçka tjetër të vendosen në një pjatë duke përfshirë dhe antioksidantët apo acidet yndyrore që këto lloje frutash kanë,” tha nutricionistja.

Pra nuk është e rëndësishme vetëm ti konsumojmë arrat, bajamet, stikat, rrushin e tharë etj, por dhe të dimë ti kombinojmë në pjatë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2022 10:58
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*