Edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat në trafik

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2022 10:13

Edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat në trafik

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (14-shtator) nga ora 10.00 deri në 15.00 kanë kryer aksion kontrollues të sjelljes së këmbësorëve si pjesmarës në trafikun rrugorë.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 38 shkelje (Tetovë-14 dhe Gostivar-24), prej të cilave 36 (Tetovë-12 dhe Gostivar -24) kanë të bëjnë me kalimin e rrugës jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë dhe 2 (Tetovë) të llojeve të tjera të parregullsive të konstatuara.

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate, me shënim se gjobat për këtë lloj kundërvajtjeje variojnë nga 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë.

Ndryshe, në tetë muajt e kaluar të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 329 masa për kundërvajtje të
kryera nga këmbësorët në rajonin e gjerë të Tetovës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2022 10:13
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*