Romëve në qytetin e Gostivarit do u përmirësohet standardi ekologjik

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2020 13:32

Romëve në qytetin e Gostivarit do u përmirësohet standardi ekologjik

Romëve në qytetin e Gostivarit do t’u përmirësohet standardi ekologjik i jetesës. Do të vendosen gypa për ujërat e zeza të cilat deri më tani janë derdhur mbi sipërfaqen e tokës, do të mbjellen drunjë e do të shtohen hapësirat gjelbëruse në disa lagjet ku jeton popullata rome.

Këto punë do të bëhen përmes një projekti ekologjik nga Ministria e Ambientit, të cilin e ka fituar dhe e implementon shoqata humanitare “Meseçina” nga Gostivari. Drejtuesi i shoqatës, Muhamed Toçi sqaron se projekti parasheh edhe ndërgjegjësimin e popullatës për të jetuar në ambiente ekologjike më të pastra.

Së bashku me ndërmarrjen publike “Pyet Nacionale – Sharr” në Gostivar, do të bëhet edhe mbjellja e drunjëve në lagjet që janë përzgjedhur dhe kjo do të fillojë nga muaji i ardhshëm.

Projekti ekologjik i shoqatës humanitare “Meseçina” do të zgjasë 9 muaj dhe peshon 400.000 denarë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2020 13:32