Në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara, Policia arreston banorin e Çegranit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2020 12:32

Në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara, Policia arreston banorin e Çegranit

Dje rreth orës 10 e 40 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personin A.S. (54) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale falsifikim të parave, trasnmeton Gostivari Sot 

“I njëjti në tre raste, në një farmaci dhe dy shitore, ka lëshuar në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara 50 euro”, njoftuan nga Policia e Gostivarit

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personit A.S. do të
përgaditet parashtresë adekuate. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2020 12:32