Mosmbatja e maskave, gjobiten 45 banorë të Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2020 12:40

Mosmbatja e maskave, gjobiten 45 banorë të Gostivarit

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (15.09./16.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 67 persona (TE-22 dhe GV-45) janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, sipas nenit 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe të Gostivar, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgaditur vendimet e reja për izolim 6 persona (TE-4 dheGV-2) kurse janë kryer kontrolle ndaj 328 personave (TE-210 dhe GV- 118) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2020 12:40