Talenti nga Gostivari Imran Fetahi, i bashkohet Apolonisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2020 11:52

Talenti nga Gostivari Imran Fetahi, i bashkohet Apolonisë

I lindur ne Gostivar me 2 gusht 2002, Imran Fetahi do te jete futbollisti me i ri i Apolonise. Prej 3 javesh ne stervitje me Apolonine U19, futbollisti i ardhur nga Shkendija e Tetoves ka firmosur mbremjen e djeshme nje kontrate me klubin e futbollit Apolonia.

Fetai, i cili konsiderohet si nje nder talentet me premtues te Maqedonise, luan si qendermbrojtes dhe ka nje shtatlartesi prej 1.88 cm. Ai eshte pjese e kombetares U18 te Maqedonise, dhe fillimisht do te luaje per ekipin e U19 te Apolonise, qe kete sezon do te marre pjese ne Ligen e Kampioneve per te Rinj.

Edhe agjencia e menaxhimit te futbollisteve “Kosovo Sportmanagement” ka pasqyruar lajmin e arritjes se marreveshjes mes futbollistit qe ata menaxhojne dhe Apolonise.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2020 11:52