Pollog, janë përgaditë vendime të reja për izolim për 88 persona

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2020 11:25

Pollog, janë përgaditë vendime të reja për izolim për 88 persona

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (14.09./15.09.) për mos mbajtjen e  maskave mbrojtëse, për gjithsej 81 persona (TE-53 dhe GV-28) janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, sipas nenit 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë, transmeton GS

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditë vendime të reja për izolim për 88 persona nga Tetova dhe 14 persona
nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle mbi 381 persona (TE-260 dhe GV-121) me vendime të tilla dhe
nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2020 11:25