Mbrojtje ndaj CoVid-19, Policia këshillon pronarët e objekteve hoteliere

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2020 11:22

Mbrojtje ndaj CoVid-19, Policia këshillon pronarët e objekteve hoteliere

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë sot (15 shtator) ka filluar me një seri takimesh parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit, të udhëhequr nga Njësiti i Parandalimit, njofton Gostivari Sot 

“Brenda këtyre takimeve, të cilat do të mbulojnë mbi 30 objekte hotelierike, zyrtarët e policisë do t’u tregojë pronarëve të lokaleve nevojën për zbatim të qëndrueshëm dhe respektimin e plotë të vendimeve
të qeverisë, në lidhje me mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit”, thonë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

Për më tepër, domosdoshmëria e veprimit të detyrueshëm sipas protokolleve të përcaktuara për punë, veçanërisht kur organizohen manifestime, ahengje dhe ngjarje të tjera.

“Në këto takime, pronarët e objekteve hotelerike ku organizohen më shpesh ngjarje të tilla, do të
njihen më nga afër me implikimet ligjore, nëse nuk veprojnë në përputhje me standardet dhe kriteret e
parashikuara ligjërisht dhe mbi të gjitha nëse në ambiente organizohen dasma apo festime të tjera
familjare me një numër më të madh të mysafirve të pranishëm”, thonë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

Aktivitetet parandaluese do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji dhe qëllimi i tyre është që edhe
një herë të informojnë menaxhuesit e objekteve hotelerike se, si të sillen praktikisht dhe çfarë duhet
t'i kushtojnë më shumë vëmendje kur bëhet fjalë për parandalimin e CoVid-19. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2020 11:22