Resmi Ejupi nga Gostivari, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 13:09

Resmi Ejupi nga Gostivari, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Agjencia e lajmeve Flaka ka arritur deri tek lista ende jo e zyrtarizuar  e Bashkimit Demokratik për Intregrim – BDI, me emrat që priten të emërohen si Sekretar shtetëror në pesë ministri që i takojnë këtij subjekti nga marrëveshja me partnerin qeverisës.  

Flaka mëson që Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Resmi Ejupi i propozuar nga dega e Gostivarit. Në ministrinë e Kulturës pritet të vazhdon detyrën Valmir Aziri nga dega e Tetovës, ndërsa Rami Qerimi nga dega e Çairit pritet të jetë Sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujërat Sekretar shtetëror pritet të emërohet Rexhail Ismaili nga dega e Kumanovës, kurse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – MASH, Sekretar shtetëror pritet të caktohet Selajdin Beluli nga dega e Sarajit.

Ndërkohë në media qarkullojnë edhe emrat e mundshëm për zëvendësministra. Zëvendësministër në MPB pritet të jetë Nazim Bushi nga komuna e Çairit,  zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Bashkim Hasani nga dega e Gostivarit, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Hasani nga rajoni i Kumanovës, zëvendësministër i Drejtësisë Agim Nuhiu nga komuna e Tearcës, kurse zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve pritet të jetë Bekim Rexhepi nga komuna e Sarajit.

Sot, Kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova deklaroi se është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra nesër ose pasnesër, sapo Kuvendi të jetë gati. FLAKA 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 13:09