Qeveria me prioritete parandaluese

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 15:24

Qeveria me prioritete parandaluese

 Drejtësia, barazia dhe liria janë viktimat e para të keqpërdorimeve politike dhe korrupsionit, prandaj Qeveria në programin e vet paralajmëron se do të ndërtojë sistem i cili do të pengojë keqpërdorimet dhe qartë do ta locojë përgjegjësinë. “Korrupsioni dhe keqpërdorimet politike janë armiku më i madh i qytetarëve dhe institucioneve. E dëmtojnë buxhetin, e prishin shtetin juridik, i dobësojnë institucionet dhe e rrezikojnë demokracinë, duke krijuar mosbesim mes qytetarëve”, theksohet në programin qeveritar për periudhën 2020-2024.

Nga Qeveria theksojnë se do të zhvillojnë betejë përmes transparencës së gjerë dhe obliguese, mbrojtje të lirive të mediumeve, mbështetje institucional, mbështetje të KSHPK të fuqishme të pavarur dhe zero tolerancë gjatë zbulimit të keqpërdorimeve. “Qëllimi është që të ndërtojmë sistem i cili do të pengojë keqpërdorime dhe qartë do ta locojë përgjegjësinë. Do t’i përforcojmë qytetarët dhe institucionet, ndërsa do t’i zvogëlojmë të drejtat diskreditive dhe fuqinë e politikanëve dhe bartësve të autorizimeve publike”, qëndron në program. Qytetarët, siç theksohet, janë mjaftë të ndjeshëm në keqpërdorime të bartësve të funksioneve. “Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin, ndërsa bartësit e funksioneve me shembull të tyre këtë duhet ta dëshmojnë. Do të propozojmë që ndryshimet në Kodin penal me të cilët do të ashpërsohet politika ndëshkuese për vepra tipik lidhur për bartësit e funksioneve”, qëndron në program.

Në mënyrë shtesë, siç paralajmërojnë nga Qeveria, do t’i ulin privilegjet e funksionarëve publikë, me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i funksionit për qëllime personale, ulja e shpenzimeve buxhetore dhe rritja e efikasitetit në kryerjen e funksioneve. Qeveria thekson se do të propozojë obligim ligjor për shpallje publike të të gjitha shpenzimeve zyrtare të të gjithë funksionarëve në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, lokal dhe gjyqësor. Në mënyrë shtesë, Qeveria do të propozojë përveç spastrimit në gjyqësi të krijohet sistem efikas të kontrollit të prejardhjes së parave dhe kapitalit tek secili ish dhe funksionar aktual, përmes rrugës së sistemit i cili do t’i marrë parasysh BE praktikat më të mira. “Do të mbështesim vendosjen e sistemit të ndjekjes elektronike të lëndëve të cilat rrjedhin nga parashtresat për korrupsion, ndërsa përmes vendimeve të Qeverisë dhe Kuvendit do të kujdesemi që vendimet e funksionarëve përmes vlerësimit personal të jenë vetëm në kufjtë e funksionimit të nevojshëm dhe të papenguar të organit në krye të së cilit është funksionari”, qëndron në program. Që në vitin e parë të mandatit të ri, Qeveria paralajmëron se do të sjell Strategji të re për të dhëna të hapura, e cila do të vendos targetë të qartë dhe më të lartë për transparencë për të gjitha institucionet dhe për njerëzit e tyre të parë.

“Realizimi i tyre do të jetë kushte për çdo udhëheqës (ministër ose drejtor) ta mbajë pozitën e tij”, shtojnë nga Qeveria.

Të dhëna të hapura, siç theksohet në programin qeveritar, do të thonë edhe mënyrë e thjeshtë për qasje tek ata. Të gjithë Njësitë për vetëqeverisje lokale, siç theksojnë nga Qeveria, të cilët do të marrin mjete nga buxheti, do të duhet t’i pranojnë rregullat e hapjes dhe llogaridhënies nëse duan t’i shfrytëzojnë paratë e qytetarëve përmes buxhetit qendror. Qeveria do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor me të cilin do të vendoset parim të listave të hapura që gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale. Zgjedhja direkte do të thotë lidhje më e madhe e t përzgejdhurve me bashkëqytetarët e tyre, në vend të lidhjes së fuqishme dhe varësisë vetëm nga partitë politike Është paralajmëruar edhe vendosje e analizës së përforcuar nga ana e DAP-it të të ardhurave dhe shpenzimeve të noterëve-përmbaruesve e cila do të jetë në bazë për kontrolle të detajuara, ndryshime dhe plotësime të tarifave të tyre dhe kontroll të thellë të lidhjeve të paligjshme në këtë, për qytetarët, jashtëzakonisht veprim i ndjeshëm. (koha.mk)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 15:24