Ja se si mund të organizohen ngjarje në hapësira të hapura dhe të mbyllura

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 17:44

Ja se si mund të organizohen ngjarje në hapësira të hapura dhe të mbyllura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e përgjithshme për organizimin e ngjarjeve që u propozuan nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit qeveritar, në këto ngjarje duhet të mbahen pajisjet mbrojtëse nga vizitorët dhe anëtarët e ekipit që janë caktuar për organizim, mbajtja e largësisë trupore në vende me karrige dhe me largësi prej 2 metrave dhe moslejimi i grupimit të vizitorëve.

Mbajtja e largësisë trupore prej dy metrave vlen edhe për anëtarët e ekipit që janë caktuar për organizim. Sipas rekomandimit, kapaciteti i vizitorëve është i kufizuar edhe atë: ngjarjet në hapësira të hapura duhet të organizohen me 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe maksimumi të jetë 1.000 vizitorë, ndërsa ngjarjet në hapësira të mbyllura duhet të shfrytëzojnë 30% të kapacitetit ndërsa maksimumi të jetë 1.000 vizitorë.

Sipas njoftimit, duhet të dezinfektohen duart gjatë hyrjes dhe po ashtu duhet të mbahet higjiena e banjove dhe të përdoren mjete për dezinfektim.

Gjatë organizimit të ngjarjeve duhet të vendoset material edukativ-informativ për të respektuar masat parandaluese, siç janë mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e largësisë trupore, larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi dhe shërbim që do të kontrollojë masat më lartë: gjatë hyrjes dhe në hapësirë ku mbahet ngjarja.

Nga Qeveria thonë se po ashtu rekomandohet që biletat shiten në mënyrë elektronike, por nëse është e nevojshme biletaria duhet të sigurohet largësi trupore prej 2 metrave mes punonjësit dhe vizitorit.

Në bazë të kësaj, sqarojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, çdo organizator i ngjarjeve duhet të përgatisë protokoll për realizimin e ngjarjes së planifikuar i cili do ta publikojë publikisht me qëllim që në kohë të informohen vizitorët dhe pjesëmarrësit e ngjarjes.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 17:44