Ja kush duhet të kthehet në punë nga 23 shtatori

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 17:52

Ja kush duhet të kthehet në punë nga 23 shtatori

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritare ka shqyrtuar dhe miratuar konkludimet e Shtabit të Krizës.

Sipas vendimit qeveritar, punonjësit të cilët janë liruar nga punë për shkak të sëmundjes kronike, nga 23 shtatori 2020 duhet të kthehen në vendet e punës dhe përjashtim do të jenë vetëm ata persona (pacientë) të cilët janë në fazën e përkeqësimit. Për këtë, pacientët duhet të japin vërtetim dhe mendim nga mjeku specialist, dhe në bazë të kësaj, këta persona do të përdorin pushimin mjekësor, njofton Telegrafi.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se nga puna lirohen edhe gratë që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lehonisë dhe se nga 23 shtator duhet të kthehen në vendet e punës.

Prindërit, fëmijët e të cilëve janë deri në moshën 6-vjeçe, nga 23 shtatori duhet të kthehen në vendet e punës për shkak se çerdhet tashmë kanë nisur të punojnë që nga 9 shtatori.

PO ashtu edhe prindërit e fëmijëve nga mosha 6-10 nga 23 shtatori nisin me punë pavarësisht mënyrës se si fëmija ndjek mësimin (me prani fizike apo nga larg).

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 17:52