580 nxënës të Gostivarit kanë nevojë për çanta dhe paisje shkollore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 14:40

580 nxënës të Gostivarit kanë nevojë për çanta dhe paisje shkollore

Brenda dy javëve përmes aksionit “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”, në qytetin e Gostivarit janë siguruar 250 çanta dhe pajisje shkollore për po aq nxënës. Aksioni i iniciuar nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, do të vazhdojë edhe dy javë të tejra, konkretisht deri me 1 tetor kur edhe fillon viti i ri shkollor 202/21.

Imërlije Saliu nga komuna e Gostivarit shprehet e kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të aksionit, por shton se nevojat e nxënësve sivjet janë rritur dukshëm nga viti i kaluar. Sipas listave dërguar Sektorit për veprimtari publike nga vetë shkollat, sivjet nevojë për ndihmë kanë rreth 580 nxënës. Saliu apelon kompanitë dhe çdo individ tjetër, të bëhet pjesë e këtij aksioni humanitar.

Deri më tani nga 100 çanta me komplet pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore kanë dhuruar Qendra Islame Shqiptare El-Furkan me seli në Minhen dhe këmbimorja “Alpina” ndërsa ka edhe kompani të tjera dhe individ që kanë dëshmuar solidaritetin e tyre, thotë Saliu dhe shton se lokacionet ku mund të dhurohen mjete për paisje shkollore janë: Qendra tregtare “ETC”, libraritë: “Evropa”, “Rrahman”, “Kultura Gost” dhe “Office plus”.

Pjesë e këtij aksioni, mund të jenë të gjithë personat e vullnetit të mirë të cilët dëshirojnë të dhurojnë çanta dhe pajisje shkollore sipas dëshirës së tyre për nxënësit në nevojë, marketet e qytetit, fondacionet e ndryshme, bizneset e etj. Çdo kush mund të kontribuojë aq sa ka dëshirë duke filluar nga një fletore, laps, gomë e deri te kompletimi i një nxënësi me të gjitha mjetet e nevojshme. Tv Globi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2020 14:40