Gostivar, shfaqet monokomedia “Ballkancovidizëm” nga Ajshe Useini

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2020 16:53

Gostivar, shfaqet monokomedia “Ballkancovidizëm” nga Ajshe Useini

Në parkun e qytetit të Gostivarit është shfaq monokomedia “Ballkancovidizëm” nga artistja Ajshe Useini. Një monokomedi e cila na ka bëtë të qeshemi, te imagjinojmë dhe të ndryshojmë. Tre segmente jashtëzakonisht të rëndësishme, si të qeshemi, të mendohemi pse jemi të tillë pastaj a mund të ndryshojmë atë që nuk vlen dhe të ruajmë vlerat që i kemi.

Ajshe Useini është njëra nga vajzat e vetme në vend që bën ‘stand up’ dhe vë në skenë monokomedinë, por stili i saj i veçantë bën që njerëzit ta duan dhe pranojnë tashmë stilin e saj. Monokomedia “Ballkancovidizëm” vjen si vazhdimsi e monodramës “Ballkanibalizëm” projekte të aktores gostivarase e që kanë gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Si projekt ka lindur gjatë kohës së karantinës.

Për publikun gostivaras ishte një mundësi unikale që ata të ndjekin një komedi dhe të qeshen si asnjëherë në këtë vit të trazuar. Useini mendon se artdashësit kanë nevojë për më shumë organizime të mirëfillta.

Monokomedia deri më tani është shfaqur në Shkup, Tetovë e Gostivar ndërsa planifikohet që ajo të shfaqet edhe në qytetet e tjera shqiptare të Maqedonisë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2020 16:53