SH.K.A “Jahi Hasanin” , për 6 javë pjesëmarrje në 7 festivale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2020 19:34

SH.K.A “Jahi Hasanin” , për 6 javë pjesëmarrje në 7 festivale

Brenda harkut kohor prej 6 javëve SH.K.A “Jahi Hasani” realizon 7 festivale të ndryshme brenda Maqedonisë së Veriut.

Natën e kaluar kjo shoqëri kulturore artistike ishte pjesëmarrëse në festivalin ndërkombëtar “n’Dardani bjen nji tupan” që u mbajt në sheshin Skënderbeu në Shkup.

Pika artistike me të cilën artistët e kësaj shoqërie u prezantuan atje, ishte “Suitë me motive nga Kosova” e cila u dha për herë të parë në skenë. Kjo valle është vepër e koreografit nga Kosova prof. Haki Mulliqit. Së bashku me premierën e valles u prezantuan edhe kostumet e reja kombëtare të vajzave.

“Pandemia nuk ka ndikuar aspak që SH.K.A “Jahi Hasani” të mos zhvillojë veprimtarinë e saj, por përkundrazi duke respektuar masat dhe rekomandimet e dhëna kjo shoqëri vazhdon me aktivitete të njëpasnjëshme duke qenë ndër ansamblet më aktive jo vetëm në vend por edhe më gjerë”, thonë nga SH.K.A “Jahi Hasani” nga fshati Çegran.

Gajtë ditëve në vazhdim do të bëhen përgaditjet e rradhës për muajin Tetor që do të jetë gjithashtu me plot aktivitete për këtë shoqëri, ndërsa theks i veçant do ti kushtohet pjesëmarrjes në festivalin e Shkodrës në Shqipëri.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2020 19:34