Fëmijët e shoqatës “Bashkarisht mundemi” bëhen me fotografi profesionale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2020 19:30

Fëmijët e shoqatës “Bashkarisht mundemi” bëhen me fotografi profesionale

Ata dëshmuan se kanë pasion fotografinë dhe me objektivin e fotoaparatit, kapinin imazhet e para, e me një sy të mprehtë natyra ishte gjëja e parë që fotografuan. Ishin këta fëmijët me aftësi ndryshe nga shoqata “Bashkarisht mundemi” nga Gostivari, të cilët kanë filluar krijimin e fotografive të cilat pastaj do t’i ekspozojnë në një auksion të përbashkët. Projekti i filluar sot vjen në bashkëpunim mes shoqatës dhe fotografit, Osman Demiri. Drejtuesi i shoqatës “Bashkarisht mundemi”, Shpendi Salija tha se ditë më parë kanë përfunduar edhe projektin për pikturim i cili është zhvillaun në qytetin e Strugës.

Salija tha se mjetet e grumbulluara nga shitja e pikturave dhe fotografive do të investohen për realizimin e projekteve tjera të shoqatës.

Fotografi Osman Demiri pret të marr energji pozitive dhe të realizohen fotografi të veçanta nga anëtarët e shoqatës “Bashkarisht mundemi”. Pasi nuk ka pasur përvojë të tillë në të kaluarën, mezi priste të fillojë punën me këta fëmijë.

Do të jenë diku rreth 50 priktura dhe fotografi që do të ekspozohen në auksion javën e ardhshme, ndërsa për rezalimin e tyre janë angazhuar 30 fëmijë nga shoqata “Bashkarisht mundemi”.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2020 19:30