CoVid-19, u shëruan 19 ndërsa u infektuan 15 persona nga rajoni i Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Gusht, 2020 15:49

CoVid-19, u shëruan 19 ndërsa u infektuan 15 persona nga rajoni i Gostivarit

Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara. Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 259 pacientë të shëruar në:
-Shkup 103
-Kumanovë 13
-Debar 1
-Shtip 75
-Tetovë 31
-Manastir2
-Kavadar2
-Gostivar 19
-Koçanë 2
-Probishtip 2
-Demir Hisar 1
-Kratovë 2
-Sveti Nikolë 4
-Resnje 2
Deri më tani, janë kryer gjithësej 109.946 teste të Covid-19 në vend. Sot nuk ka teste nëpërmjet skriningut.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.399, numri i pacientëve të shëruar është 7.480, numri i vdekjeve është 517, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.402.

Komfor statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480.

Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Gusht, 2020 15:49