Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Në rajonin e Pollogut regjistrohen 64 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 64 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse, dhe atë 37 në Tetovë dhe 27 në Gostivar.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë për periudhën (23.07./24.07) për të mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej 64 persona (TE-37 dhe GV-27) janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, ndaj 70 personave (TE-32 dhe GV-38) janë përgatitur vendime të reja për izolim, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle mbi 904 persona (TE-598 dhe GV-306) persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në përputhje me vendimet në fjalë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

TË FUNDIT