Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, shitja e kurbaneve lejohet te tregu i kafshëve

Me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe vënies rend në shitjen e kurbaneve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Progres pazari”, si lokacion për shitjen e kurbaneve të Bajramit ka caktuar Tregun e Kafshëve në lagjen “Fazaneri“.

Njoftohen blegtorët se lokacionin në fjalë do të mund ta shfrytëzojnë pa kompensim dhe se shitja e kurbaneve jashtë lokacionit të caktuar, ndalohet rreptësisht.

Inspektorati komunal do të jetë aktiv në terren dhe do të ndërmarrë masa përkatëse kundër shkelësve të ligjit për pastërti publike.

TË FUNDIT